Arrestohen dy persona në Skrapar për vjedhje të energjisë elektrike

Dy persona janë arrestuar nga policia e Skraparit për vjedhje të energjisë elektrike. Uniformat blu bëjnë me dije se pas kontrolleve në banesën e 65-vjeçarit F.Sh dhe E.Sh 41-vjeç, të dy banues në Gjerbes në Skrapar, konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë.

Skrapar/Informacion

Vidhnin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, vihen në pranga 2 shtetas.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shërbimet e Policisë Skrapar, bazuar në informacionet e marra se dy shtetas përfitonin energji elektrike nëpërmjet lidhjeve të paligjshme, së bashku me punonjësit e OSHEE-së, organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesat e shtetasve F. Sh. dhe E. Sh., ku konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Krimet arrestuan në flagrancë shtetasit F. Sh., 65 vjeç dhe E. Sh., 41 vjeç, të dy banues në Gjerbës, Skrapar, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?