Arrestohen dy persona në Vlorë, përdornin lokalin për të shitur kokainë

Një çift është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi akuzohen për prodhimi dhe shitja të lëndëve narkotike.

Mësohet se në pranga ka rënë A. Sh., 47 vjeç dhe E. T., 30 vjeçe, me banim në Vlorë. Çifti kishte përshtatur lokalin e marrë me qira për përdorim droge dhe tregtonin kokainë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tyre, policia sekuestroi 14 gr kokainë. Ndërkohë, mbi çiftin e arrestuar rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?