Arrestohen dy persona që ishin në kërkim, policia jep detajet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona që ishin të shpallur në kërkim.

Gjatë orëve të fundit kapen dhe ndalohen nga Komisariati i Policisë Nr.2, dy personat e kerkuar, M. E., 25 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar per “Mashtrim” dhe A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë, i akuzuar per “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

NJOFTIMI 

Swiss Digital Desktop Reklama

Komisariati i Policisë Nr.2 në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, gjatë orëve të fundit kapi dhe ndaloi dy persona të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit:

Swiss Digital Mobile Reklama

– M. E., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ndaj këtij shtetasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhër për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë e cila ka caktuar masen e sigurimit ”Arrest me burg”, për veprën penale ”Mashtrim”.
– A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar këtë shtetas me 3 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?