Arrestohen dy punonjësit e policisë private për 3.2 milion euro

Të shpallur në kërkim prej korrikut 2015 të akuzuar për “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën kryer në bashkëpunim” në bashkëpunim të rreth 3,2 mln eurove, policia e kryeqytetit ka arrestuar dy punonjësit e policisë private të cilët kanë ndihmuar në grabitjen e bankës.

Ilir Syla dhe Dritan Duka janë dy ish-punonjësit e policisë private e cila ishte kontraktuar për të ruajtur shumën prej 3,2 mln euro gjatë transportit nga një bankë e nivelit të dytë në zonën e stacionit të trenit.

Grabitja ndodhi ne 13 shkurt në mes të ditës. Katër persona nën kërcënimin e armëve arritën të merrnin 2 çanta me para. Ata qëlluan në ajër për të trembu punonjësit e sigurisë dhe me pas u larguan me mjetin e policisë private të cilin e braktisën në afesi të bregut të lumit. Në këtë vend i priste një automjet tjetër dhe prej këtij moment nuk dihet asgjë për autorët. Edhe pas 10 muajsh policia dhe Prokuroria nuk kane zbuluar asnje detaj mbi autorët dhe për destinacioni e parave.

Njoftimi i policisë
Kapen dy shtetas të shpallur në kërkim për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën kryer në bashkëpunim”

1- Më datë 21.01.2016, ora 13:45, nga ana e Seksionit për Krimet Ndaj Pronës ka bërë të mundur kapjen e personit të shpallur në kërkim shtetasit,

○ Ilir Syla, 46 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Tiranë, me detyrë ish punonjës i Policisë private.

Ky shtetas është shpallur në kërkim pasi më datë 19.06.2015, Prokuroria pranë Gjykatës Apelit Tiranë, ka dërguar urdhrin e datës 19.06.2015 për ekzekutimin e vendimit penal te Gjykates Apelit Tiranë, e cila ka vendosur lënien në fuqi të masës së sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale, “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet, 135,25 të K. Penal.

2- Më datë 21.01.2016, u bë e mundur kapja e personit të shpallur në kërkim shtetasit :

○ Dritan Duka, 25 vjeç, lindur në Përrenjas dhe banues në Tiranë, me detyrë ish punonjësi Policisë private.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, datë 07.07.2015, pasi Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën Penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën “, parashikuar nga neni 135-25 të K. Penal.

SHKARKO APP