Arrestohen dy shpërndarës të lëndëve narkotike në Tiranë

Dy shitës të lëndëve narkotike me pakicë në Tiranë janë arrestuar nga policia. Në aksionin e parë u arrestua 37 vjeçari Andi Fejzo, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij në rrugën “Him Kolli”, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 15 doza e dyshuar me lëndë narkotike e llojit ” Cannabis Sattiva”.

Po ashtu në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan një grirëse metalike e lëndëve narkotike, një sasi qesesh farmaceutike, një telefon dhe mjeti tip “Benz”.

Gjithashtu në pranga përfundoi edhe Engli Zhegu, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky shtetas u arrestua në rrugën “Agush Gjergjevica” gjatë kontrollit në mjetin e tij tip “BMW” dhe kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 25 doza lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?