Arrestohen gjashtë persona për kontrabandë llampash

 

Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, pas një hetimi 3 mujor, kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kanë finalizuar operacionin e koduar “Liqeni”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm ;

  1. Xhemazi Torishta, vjeç 49, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, në bashkëpunim, që parashikohen nga nenet 172, 178 dhe 25 të Kodit Penal.
  2. Ledjon Torishta, vjeç 25, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim, vepra të parashikuara nga nenet 172, 178 dhe 25 të Kodit Penal.
  3. A. Ll., vjeç 25, banues në Njësinë Administrative Rrethina, Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, të kryer në bashkëpunim, vepra të parashikuara nga nenet 178 dhe 25 të Kodit Penal.
  4. S. B., vjeç 15, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 178 dhe 25 të Kodit Penal.
  5. Silvana Balani, vjeç 38, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 178 dhe 25 të Kodit Penal.
  6. Mit`hat Balani, vjeç 38, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar elementë të veprës penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 178 dhe 25 të Kodit Penal.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë sjellë kontrabandë nga Mali i Zi, nëpërmjet Liqenit të Shkodrës, një sasi prej 100 arkash me llamba elektrike inkandeshente, të cilat klasifikohen si mallra për të cilat duhet paguar akcizë.

SHKARKO APP