Arrestohen në tentativë për të vjedhur një makinë dy të rinjtë në Tiranë

Dy persona janë arrestuar në tentativë për të vjedhur një automjet. Të arrestuarit janë V. K., 31 vjeç dhe E. H., 32 vjeç (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Tiranë.

Kallëzimi për këto dy persona ishte bërë nga pronari i mjetit që kishin tentuar të vidhini, E. S., në rrugën “Mujo Ulqinaku”.

Sipas policisë në bazë të hetimeve dhe të provave materiale (pamjeve filmike dhe dëshmi) rezulton se këta persona janë autorë të vjedhjes së një automjeti, në muajin shtator, në rrugën “Bogdanët”. Ndërkohë vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të cilat dyshohet se janë kryer nga këta dy të arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi ta rëndon akuza e “Vjedhjes” e mbetur në tentativë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?