Arrestohen tre xhihadistë kosovarë

Këto informacione që janë siguruar fillimisht nga inteligjenca kosovare janë trajtuar edhe në KFOR, dhe kjo organizatë ndërkombëtare ka rritur nivelin e sigurisë për pjesëtarët e sajë në territorin e Kosovës.

Gazeta Express ka provuar që të marrë një konfirmim nga Policia e Kosovës, por Zyra për Informim e saj nuk u është përgjigjur pyetjeve të gazetës.

Veteranët xhihadistë të Kosovës nga konflikti sektar në Siri e Irak kohën e fundit kanë qenë në masë të madhe pre e operacioneve anti-terrorizëm të Prokurorisë së Shtetit dhe dhjetëra prej tyre janë arrestuar me akuzën për pjesëmarrje në grupe terroriste – e dënueshme me Kodin Penal të Kosovës prej 5 deri në 10 vjet burg.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto operacione anti-terrorizëm janë arrestuar edhe mbi 10 imamë të Bashkësisë Islame të Kosovës për rekrutim të xhihadistëve dhe për nxitje të urrejtjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?