Arrestohen vrasësit e ngjarjes në Mallakastër

 

Vjedhja e lëndëve narkotike dyshohet të ketë qenë motivi që i mori jetë 23-vjeçarit Alfons Dautaj dhe u plagosën dy të tjetër mbrëmjen e së hënës në fshatin Ninsh të Mallakastrës.

Pas hetimeve të kryera, policia e Fierit ka vënë në pranga tre persona të dyshuar si autorë të ngjarjes, ata janë Artur dhe Gentjan Pashaj, si dhe Ermal Çaushaj.

Sipas policisë, të tre këta persona kanë tentuar të vjedhin bimët narkotike, por janë përballur me tre të rinjtë që ruanin parcelën.

Ata janë arrestuar rreth orës 22:30 në qytetin e Sarandës.

Ndërkohe dy të mbijetuarit Riza Fejzaj dhe Mariglen Luari janë arrestuar me akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Mesnatën e së hënë tre të rinjtë po ruanin parcelat me lëndë narkotike, e cila dyshohet se ka qenë edhe baza e konfliktit që solli sulmin me armë zjarri ndaj tyre.

SHKARKO APP