Arrestohet 15 shtetas në Tiranë, detajet

Tiranë/Arrestohen 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit K. E., 27 vjeç dhe H. D., 23 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat i sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. M., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur ish-bashkëshorten e tij dhe ka goditur me grusht të dashurin e saj.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasit:

– E. Ç., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;

– I. V., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:

– A. H., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase;

– J. K., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, si dhe ka dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. M., 57 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij dhe vajzës së saj.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin E. G., 27 vjeç, banues në Babrru, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Seksionit të Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Interurban Krujë arrestuan shtetasin A. D., 18 vjeç, banues në Thumanë, pasi mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në rrugën dytësore “Mamurras-Dukagjin i Ri”, ka aksidentuar shtetasin A. P., 20 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 20-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

– A. D., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;

– E. T., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi automjeti që e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me dy automjete të tjera, me pasojë vetëm dëme materiale;

– L. H., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Kombinat, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar shtetasi P. B., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– A. Z., 44 vjeç, banues në fshatin Prezë, Tiranë, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin A. M., 28 vjeç, banues në Fushë Krujë. Në rrugën “Vorë-Fushë Krujë”, automjeti që drejtonte shtetasi A. Z. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. M., i cili nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. M., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;

– O. U., 26 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin G. L., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë. Në rrugën “Niko Avrami”, motomjeti që shtetasi O. U. e drejtonte pa leje drejtimi, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. L. Pas përplasjes, këta shtetas janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

SHKARKO APP