Arrestohet 20-vjeçari, përplasi për vd*kje këmbësorin

Policia e Elbasanit ka arrestuar 20-vjeçarin A. M i cili mbrëmjen e djeshme aksidentoi për vdekje, këmbësorin me iniciale S.K, 74 vjeç. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 19:35, në unazën e qytetit. “Në vijim të informacionit paraprak për një aksident rrugor të ndodhur mbrëmë, si pasojë e të cilit humbi jetën një 74-vjeçar (këmbësor), informojmë se: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 20 vjeç, banues në Elbasan, pasi mbrëmjen e djeshme, në unazën e qytetit, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar shtetasin S. K., 74 vjeç, banues në Elbasan, i cili për pasojë humbi jetën”, njofton policia.

SHKARKO APP