Arrestohet 20 vjeçari, plagosi me thikë efektivin e policisë


Një 20 vjeçar ka plagosur me thikë një efektiv policie në Durrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në dalje të portit detar, pranë urës së Dajlanit.
Autori i dyshuar ishte përfshirë në një konflikt verbal me punonjësin e një agjencie biletash udhëtimi, kur efektivi i Antidrogës, Sami Gjyzeli, 56 vjeç, i cili nuk ishte në shërbim dhe pa uniformë, ka ndërhyrë për të shuar debatin me tone të larta. Ndonëse i ka deklaruar se është punonjës policie, i dyshuari Xhemal Uka, 20 vjeç, me banim në Durrës, i ka kërkuar të mos përfshihet dhe më pas ka nxjerrë një thikë, duke e qëlluar me të në bark Gjyzelin. Pas kësaj, Uka është larguar me një motoçikletë nga vendi i ngjarjes. Menjëherë, efektivët e Policisë së Durrësit, të ndihmuar nga dëshmitarët okularë, kanë bërë identifikimin e autorit të dyshuar dhe brenda një kohe të shkurtër edhe kapjen e tij. E ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, i plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhet në Reanimacion, në gjendje jo të mirë shëndetësore, shkruan TCh. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?