Arrestohet 22 vjeçarja që siguronte femra me euro

 

Më në fund policia e Tiranës ka arrestuar një 22 vjeçare, e cila akuzohet si tutore minorenesh. A errestuara është Silvi Zhuri. Ajo është arrestuar gjatë operacionit “Tallava 2015”. Në kërkim janë shpallur edhe dy bashkëpunëtore të 22 vjeçares. Policia bën me dije se Zhuri shfrytëzonte një minorene si prositutë. Nga hetimet ka rezultuar se ajo njihej dhe bëhej mikeshë me vajza të moshës 16-18 vjeç. Më pas shkonte me to nëpër lokale ku luhej kryesisht muzikë tallava, dhe i prezantonte ato me meshkuj nga 40 vjeç e sipër. Vajza 22 vjeçare cakonte edhe çmimet për marrëdhëniet, të cilat varionin nga 50 deri në 100 euro. Tashmë policia është në kërkim të dy bashkëpunëtoreve të saj. 

SHKARKO APP