Arrestohet 30-vjeçari në Tiranë për plagosjen e një personi dy muaj më parë
Katër persona të shpallur në kërkim të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga Policia e Tiranës gjatë kontrolleve në terren si pjesë e operacionit “Catch”
G I 30 vjeç arrestuar nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit Nr 2 Ai ishte në kërkim për Plagosje të rëndë me dashje dhe Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike Më 1 dhjetor 2025 shtetasi plagosi një person me mjet prerës dhe gjatë kontrollit të banesës iu sekuestrua cannabis sativa
R R 30 vjeç arrestuar në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve Ky person ishte i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për Prodhim dhe shitje të narkotikëve dhe i mbetej për të vuajtur 1 vit 5 muaj e 19 ditë
E M 19 vjeç arrestuar nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit Nr 1 Gjykata e Durrësit kishte caktuar ndaj tij masën Arrest me burg për veprën penale Vjedhja Pas arrestimit shtetasi iu dorëzua DVP Durrës për veprime të mëtejshme
A D 22 vjeç arrestuar nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit Nr 4 Për të ishte caktuar masa Arrest me burg për veprat penale Përndjekja dhe Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

