Arrestohet 31-vjeçari, ishte në kërkim për tentativë vrasjeje
Një 31-vjeçar është vënë në pranga në Portin e Durrësit. Policia njofton se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest me burg për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje.
I riu me iniciale S.E dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka qëlluar me armë zjarri ndaj dy të rinjve me iniciale D. H. dhe Z. Q. Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin Prill të vitit 2019 në rrugën “Lisi” në Fushë Mëzez.
Sipas autoriteteve, i riu është kapur në momentin që ka tentuar të futet në Shqipëri. Por uniformat kanë pasur informacion për këtë gjë dhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij.