Arrestohet 32 vjeçari në Elbasan, posedonte kokainë


Policia e Elbasanit ka sekuestruar 23.5 gr kokainë, dhe ka vënë në pranga poseduesin e saj. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se gjatë kontrollit në shtëpinë e Florenc Zaçes, 32 vjeç, krahas sasisë së drogës është gjetur dhe një peshore elektronike, si dhe 40 mijë lekë të reja. Sipas Tch, Policia ka nisur menjëherë hetimet për të dhëna të mëtejshme, teksa bën të ditur se ka nisur procedim penal edhe për një 31 -vjeçar nga Cërriku, i cili dyshohet si bashkëpunëtor i Zaçes.

SHKARKO APP