Arrestohet 32 vjeçari në Tiranë, qarkullonte me drogë në makinë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi në makinën  e tij  gjatë një kontrolli të kryer iu gjetë 4 kg kanabis sativa që dyshohet  se do ta shiste.  Në kudër të operacionit “Street”, policia ka vënë në pranga shtetasin me inicialet  A. B..

“Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin me të cilin po qarkullonte ky shtetas, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, shërbimet e Policisë kanë gjetur rreth 4 kg lëndë të dyshuar kannabis sativa, një shumë të konsiderueshme parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe një aparat celular, që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit A. B., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

SHKARKO APP