Arrestohet 36-vjeçari i shpallur në kërkim, me qëllim ekstradimi drejt Italisë

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Kavajë pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 8 vjet e 5 muaj burg, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”

Arrestimi i tij u krye nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Interpol Tirana

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, u organizua një operacion si rezultat i të cilit, në lagjen nr. 6, në Kavajë, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Adrian Rrugeja (Driza), 36 vjeç, banues në Kavajë. “-thuhet në njoftimin e policisë

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

SHKARKO APP