Arrestohet 36-vjeçari. Momenti kur vjedh biçikletën në Tiranë (VIDEO)

Një 36-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës për vjedhjen e biçikletave. Ai u zbulua pas analizimit të pamjeve filmike nga kamerat e sigurisë të momentin kur vidhte biçikletën.

Gj. D., 36 vjeç, banues në Tiranë sipas policisë, rezulton i dënuar më parë për veprën penale vjedhje. Edhe pse është munduar të kamuflohet duke veshur bluzë me kapuç, efektivët kanë arratur ta identifikojnë duke i vënë prangat.

Ai dyshohet se më 28 janar 2020, rreth orës 17.00, ka vjedhur biçikletën e një personi në rrugën “Faik Konica”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu 36-vjeçari dyshohet edhe për disa vjedhje të tjera të biçikletave ku në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e tyre me prova ligjore.

Swiss Digital Mobile Reklama
Kapet hajduti 36-vjeçar në Tiranë. Me kapuç e shall i mbuluar, ja momenti kur kryen vjedhjen

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?