Arrestohet 36-vjeçari, po transportonte 27 klandestinë
Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Qarkut Korçë në bashkëpunim edhe me Komisariatin e Policisë Devoll zhvilluan orët e para të mëngjesit të sotëm operacionin “Sprinter, nga ku u arrestua shtetasi Eduard Sinanaj vjeç 36,banues në Tirane.
Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi nga patrulla e Komisaritatit te Policise Devoll është ndjekur në aksin Kapshticë-Bilisht furgoni Benz Sprinter me targë AA 469 GB, në pronësi të të arrestuarit, i cili nuk i është bindur urdhërit dhe sinjalizimit të tyre, për të qendruar me qëllim ushtrimin e kontrollit, por është larguar në një rrugë dytësore e qytetit të Bilishtit, ku u gjet më pas i braktisur nga drejtuesi i mjetit dhe pa çelësa në të. Në brendesi të tij në pjesen e pasme janë gjetur 27 shtetas klandestinë me kombësi siriane të moshave nga 16 vjeç deri ne 60 vjeç të cilët kanë deklaruar se janë ndihmuar për të kaluar kufirin në menyrë të paligjshme nga Greqia në Shqiperi nga disa persona të paidentifikuar kundrejt shpërblimit nga 300 deri në 500 euro. Këta shtetas klandestinë kishin si destinacion qytetin e Tiranës por me synimin për të emigruar më pas drejt vendeve të BE.
Nga Policia e Korçës mësohet se janë sekuestruar në cilesinë e provës materiale furgoni Sprinter me targe AA 469 GB ,dokumentacioni i tij si dhe nje telefon celular i autorit me dy numra. Po vazhdon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Shtetasit klandestinë siriane ju dorëzuan në përfundim të veprimeve hetimore Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Korçë për veprime të mëtejshme me ta. Materialet I kaluan Prokurorise per vepren penale te “Ndihma për kalim të paligjshem të kufijve”