Arrestohet 37-vjeçari, i arratisur nga burgu në Itali/ Ja kush është shkodrani i rrezikshëm

Policia e Shkodrës arrestoi një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali me 4 vjet e 4 muaj burg për shfrytëzim prostitucioni dhe arratisje nga burgu.  Në pranga ka rënë 37-vjeçari Artur Ahmeti, banues në Barbullush, Vau i Dejës.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim. Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi

Swiss Digital Desktop Reklama

Më datë 11.05.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar u bë kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar i shtetasit:

Swiss Digital Mobile Reklama

Artur Ahmeti, 37 vjeç, banues në Barbullush, Vau i Dejës.

Ndalimi i shtetasit Artur Ahmeti, u bë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, e cila e ka shpallur person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në Itali, pasi Gjykata e Apelit Torino/Itali, me vendim nr. SIEP 515/2009, datë 11.11.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burg për veprat penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” të parashikuara nga nenet 110, 385 të Kodit Penal Italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?