Arrestohet 38-vjeçari në Elbasan, ishte dënuar me 10 vite burg për “prodhim dhe shitje të narkotikëve”

Ervis Hasankolli është vënë në pranga nga policia e Elbasanit, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Autori 38-vjeçar, banues në fshatin Papër, Elbasan ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, në vitin 2016, e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. Ervis Hasankolli ishte pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë nga Shqipëria në Greqi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?