Arrestohet 41 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Një shtetas italian i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për pastrim parash, është kapur nga ana e policisë. Ai ishte dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg, ndërsa tashmë është dorëzuar nëambientet e paraburgimit në Tiranë.

"Nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Kufitare dhe Migracionit Rinas, në P.K.K, Rinas, u kap dhe u ndalua shtetasi italian në kërkim ndërkombëtar: Alberto.L. Carruggio, 41, banues në Itali, pasi: Gjykata e Lartë Bihor, Rumani me vendimin Nr. 275/2011, datë 05.09.2013, e ka dënuar me 3 vjet e 6 muaj burg, për kryerjen e veprës penale të “Evasion fiskal dhe pastrim parash”.

Personi u dorëzua në ambientet e paraburgimit të D.P.Q, Tiranë, me qëllim ekstradimi në drejtim të Italisë", thuhet në deklaratën e policisë. 

SHKARKO APP