Arrestohet 45-vjeçari në Kavajë, vodhi xhiron ditore dhe kërcënoi se do të digjte dy pengjet

Policia e Kavajës ka arritur që të parandojë një krim që mund të kishte përmasa fatale. Në fshatin Lekaj një 45-vjeçar pasi vodhi xhiron ditore në një pikë karburanti plagosi dhe mbajti peng dy persona duke i kërcënuar se do ti digjte. ”Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi, i cili në fshatin Lekaj në sheshpushimin e një karburanti, ka plagosur me thikë drejtuesin e mjetit që kishte marrë peng, shtetasin A.Sh, dhe më pas i ka marrë me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj, shitësit të karburantit dhe ka kërcënuar se do të digjte karburantin”.

Njoftimi i plotë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë pas marrjes se njoftimit se shtetasi A.P, në afërsi të mbikalimit në rrugë dytësore ka kanosur se do digjte me benzinë dy persona dhe ka plagosur me thikë shtetasin B.P, si dhe ka marrë peng shtetasin A.Sh, bashkë me mjetin e tij, organizuan punën me qëllim kapjen e këtij shtetasi.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të këtij shtetasi, i cili në fshatin Lekaj në sheshpushimin e një karburanti, ka plagosur me thikë drejtuesin e mjetit që kishte marrë peng, shtetasin A.Sh, dhe më pas i ka marrë me forcë xhiron ditore prej 120.000 lekë të rinj, shitësit të karburantit dhe ka kërcënuar se do të digjte karburantin.

Shërbimet e Policisë kanë arritur në kohë duke parandaluar dhe shmangur një ngjarje të rëndë kriminale me pasoja për jetën. Falë ndërhyrjes profesionale, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

–A.P., 45 vjeç, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP