Arrestohet Albin Kurti

 

Policia e Kosovës ka arrestuar liderin e "Vetëvendosje"-s, Albin Kurti për të cilin kishte mandat arresti nga gjykata.

Kështu, deputeti i Kuvendit të Kosovës, pas përfundimit të marshimit protestues, ka mbërritur në selinë e partisë. Edhe pse është në kërkim, ai mori pjesë në proteste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë pas mbërritjes së Kurtit, selia është rrethuar nga forcat speciale, për ta arrestuar, duke zbatuar urdhër-arrestin e nxjerrë ditë më parë nga gjykata.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia ka hyrë në seli dhe ka arrestuar disa aktivistë, bashkë me ta edhe Kurtin.

Më parë, zëdhënësi i "Vetëvendosje"-s, Frashër Krasniqi kishte provokuar Policinë e Kosovës, duke shkruar në Facebook se policia nuk ka guxim ta arrestojë Kurtin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?