Arrestohet autori i tretë i vjedhjes me armë në Lushnjë

Është arrestuar nga Policia e Lushnjës Renato Hida, 24-vjeç, personi i cili një ditë më parë u shpall në kërkim pasi akuzohet se është pjesë e grupit që kryente vjedhje me armë, ky dy shokët e tij u arrestuan në një aksionë të djeshëm.

Në vijim të operacionit policor “Hijet’, u bë edhe ndalimi i 24-vjeçarit Hida, banues në fshatin Fiershegan, Lushnjë, i cili akuzohet si pjesë e vjedhjes së armatosur.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në bashkëpunim me dy shtetasit Aurel Çuçi dhe Zaim Cili të cilët janë ndaluar në Komisariatin e Policisë Lushnje ,më datën 02.09.2015, në aksin rrugor Fiershegan – Allkaj, Lushnje, nën përdorim të armëve të zjarrit kanë tentuar të vjedhin me armë shtetasin U.V .

Po në kuadër të këtij operacioni,u bë ndalimi i një tjetër shtetasi, Klaudi Pepa, 21-vjeç, banues në fshatin Fiershegan, Lushnje.

Nga hetimet e policisë rezulton se ky shtetas ka parë ngjarjen e ndodhur dhe nuk ka njoftuar organet e ndjekjes penale.

SHKARKO APP