Arrestohet autori i vrasjes së Prendush Fushës në Shkodër, ku fshihej Alfred Pllumbaj (Detajet)
Policia ka kapur autorin e vrasjes së Prendush Fushës në Shkodër. Autori Alfred Pllumbaj fshihej në fshatin Bardhaj të Shkodrës. Mbrëmjen e djeshme, 33-vjecari, vrau me thikë fqinjin e tij pas akuzave të viktimës se i kishte vjedhur para.
Njoftimi i plotë:
Lokalizohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit P. F., ndodhur mbrëmë rreth orës 19:15 në lagjen “Mark Lula”.
Kapja e tij u bë e mundur si rezultat i rrethimit të zonës në një perimetër të gjerë nga Policia .
Pas një pune intensive të Forcave Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me FNSH Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi brenda 24 orëve, i shtetasit:
Alfred Pllumbaj, 33 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër
Ky shtetas dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit P. F., ndodhur mbrëmë, ku pas një konflikti për motive të dobëta e ka goditur me mjet prerës (thikë).
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vrasja me dashje” e “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 76 e 279 të Kodit Penal.
KOHA JONË SONDAZH

