Arrestohet ”baroni i Fushë Kuqes”, Gëzim Çela kapet në Kosovë

Gëzim Çela është arrestuar këtë mbrëmje në Kosovë. Çela akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal. Ai njihet edhe si baroni i Fushë-Kuqes.

Çelaj është i njohur si “bosi i trafikut të drogës” që vinte nga Turqia, përmes Bullgarisë, Maqedonisë e Shqipërisë, drejt Kosovës dhe vendeve Perëndimore. Aiu shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Flakë në Det”, i nisur që në 15 gusht të këtij vitit.

Në vitin 2015, Çela akuzohej për trafik ndërkombëtar kokaine. Në vilën e tij në Fushë Kuqe u gjet një sasi prej 18 kg kokainë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në qershor të vitit 2014 policia shqiptare dhe ajo kosovare shkatërroi një grup të strukturuar kriminal, i cili trafikonte droga të forta nga Turqia drej Europës Perëndimore, përmes edhe territorit shqiptar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?