Arrestohet biznesmeni egjiptian, dyshohet për vjedhje të energjisë elektrike

Policia në vijim të operacionit bashkë me OSHEE kundër abuzuesve të energjisë elektrike ka arrestuar shtetasin Tamer Abdi Fattaha Mursi, 42 vjeç, banues në Vlorë, me shtetësi egjiptiane, pasi gjatë kontrollit të sistemit të furnizimit me energji elektrike të fabrikës së prodhimit të çorapeve pronë e tij, rezultoi se kishte ndërhyrë në aparatin matës.

Grupet e OSHEE të mbështetura nga struktura të policisë, kanë intensifikuar punën për të evidentuar rastet e vjedhjes së energjisë elektrike.

SHKARKO APP