Arrestohet biznesmeni që i theu hundën inspektorit të Tatimeve në Golem

Policia e Kavajës ka arrestuar pronarin e një biznesi në Golem të Kavajës, i cili goditi me grusht në fytyrë dhe sy, inspektorin e Tatimeve që i mbylli aktivitetin. Ai quhet Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem të Kavajës.

Arrestimi ndodhi dje, më datë 1.07.2018 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.

Morina, pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, që u konstatua me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Hetimit Tatimor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit Morina, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?