Arrestohet bosi i shumëkërkuar i kriptomonedhave, turku, Faruk Ozer

Arrestohet nga policia shqiptare, Faruk Fatih Özer, themeluesi i platformës së shkëmbimit të kriptovalutave Thodex, raporton News24. Ai ishte arratisur nga Turqia dhe shpallur në kërkim ndërkombëtar. Sipas News24, bosi i shumekerkuar jetonte ne lagjen “5 Maji”, në Elbasan, por u kap ne nje nga plazhet ne Jug te vendit.

News 24 raporton se së bashku me turkun në pranga ra dhe një person tjetër qe e shoqëronte. Organet ligjzbatuese shqiptare prej kohësh ishin në gjurmim të vend ndodhjes së tij si dhe kishin identifikuar personat me të cilët shoqërohej.

Ai ishte në kërkim prej muajsh dhe mediat turke shkruanin se bosi i shumëkërkuar i Bitcoin dyshohet se strehohej në Shqipëri.

Faruk Fatih Özer dyshohet se ka mashtruar rreth 400 mijë persona nëpërmjet platformës “Thodex”, bursë kriptovalutash e themeluar në vitin 2017 në Turqi.

Prokuroria në Stamboll nisi hetimet kundër Özer, i cili dyshohet për krimin e “mashtrimit të kualifikuar”.

SHKARKO APP