Arrestohet çdo shofer i pirë

 

Policia Rrugore ka hartuar një plan masash për Vitin e Ri, duke parashikuar që çdo shofer i dehur të arrestohet.

Kështu thotë kreu i Policisë Rrugore, Mitat Tola në një intervistë për gazetën Panorama.

“Kushdo që kapet duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit, të gjithë do të përfundojnë në burg”.

I pyetur nëse ka ndryshuar përqindja e masës së alkoolit, ai thotë: “Jo, jo, ashtu siç ka qenë. Mbi 0.5 përqind, të gjithë do të shkojnë në burg. Nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi për askënd. Ndërkohë që kemi porositur të gjithë shefat e Policisë Rrugore që të bëjnë teste alkooli, nisur nga ngjarja e rëndë në Shkozet, ku një drejtues i dehur u fut në krah të kundërt dhe vrau një të pafajshëm që ishte përballë”.

Sipas tij, plani i masave ka nisur që mëngjesin e datës 30 dhjetor dhe mbyllet më datën 3 janar.

SHKARKO APP