Arrestohet deputeti i PS-së Armando Prenga (FOTO)

Ngjarje e pazakonte. Krim brenda ne komisaritin e policise. Arrestohet deputeti socialist Armando Prenga. Lajmi konfirmohet nga burimet e policisë.Mësohet se arrestimi ka ndodhur pasi Prenga dyshohet se ka lidhje me një ngjarje të raportuar mëngjesin e sotëm ku gjatë një konflikti mbetën të plagosur disa persona. Aktualisht zoti Prenga ndodhet në Policinë e Tiranës. Ndërkohë Kryetari i PD-së Lulzim Basha përmes një postimi në facebook shkruante  se është deputeti Armando Prenga i cili ka plagosur me armë zjarri katër persona të familjes Cali brenda në ambientet e policisë.

“Lajm trondites nga Laci. Ne oret e para te mengjesit deputeti socialist Armando (Edmond) Prenga, ka plagosur me arme zjarri kater persona te familjes Cali brenda ne ambjentet e Policise. Me urdher te Edi Rames dhe ministrit te tij te droges Sajmir Tahiri policia ka vendosur nje shtetrrethim te vertete tek spitali dhe ka nisur manipulimin e provave dhe deshmitareve qe te mbulojne ngjarjen. Largimi i krimineleve nga Kuvendi dhe Qeveria me urgjente se kurre” shkruan Basha. Forca të RENEA-s ndodhen në qytetin e Laçit prej mbrëmjes së të premtes, ndërsa ngjarja është mësuar për mediat vetëm gjatë mëngjesit të sotëm. Policia ende nuk ka vënë në pranga asnjë person të dyshuar.  

Llalla kerkon miratimin e Kuvendit per arrestimin e Prenges

Deputeti Armando Prenga është arrestuar me iniciativë të policisë. Uniformat blu kanë njoftuar Prokurorinë e Përgjithshme për arrestimin e Prengës dhe pritet që Kryeprokurori Llalla t’i kërkojë Kuvendit miratimin për arrestimin pasi Armando Prenga ka mandat deputeti. 

Kryeministri Rama deklaroi në një postim në Facebook se askush nuk është mbi ligjin. Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha tha se plagosja ka ndodhur ne spital. Ai u shpreh se opozitës dhe popullit nuk i ka mbetur asgjë veçse të kërkojë largimin e qeverisë. 

SHKARKO APP