Arrestohet doganieri në Kapshticë

Një doganier në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës është arrestuar nga policia për veprën penale ”Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në pranga u vu Genci Laçaj, 50-vjeç, banues në Vlorë. “Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet së ky shtetas më datë 10.05.2018, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues shtetasin L.A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit”, sqaroi policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme, bazuar në nenin 259 të Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?