Arrestohet drejtori i Policisë Pyjore në Durrës

 

Arrestohet drejtori i Policisë Pyjore në Durrës. Artur Baku është prangosur mesditën e sotme nga forcat policore.

Burime nga policia thanë për SYRI.net se Baku akuzohet për “shpërdorim detyre”.

Deklarata e Policisë së Durrësit:

Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin  e Policisë Krujë, u bë e mundur arrestimi i shtetasit:

Artur Baku 42 vjeç, banues në Tiranë, Drejtori Rajonal i Policisë Pyjore Durrës.

Arrestimi i këtij shtetasi, u bë pasi:

Më datë 22.11.2015 nga ana e Patrullës së Përgjithshme është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Lirim Ndregjoni, 24 vjeç, banues në Luz Fushë-Krujë.

Shtetasi i mësipërm, u kap duke  drejtuar mjetin tip Furgon me targa KR 6809 K, të cilën e kishte ngarkuar me lëndë drusore, pa dokumente përkatëse duke i shkarkuar në picerinë e tij.

Shtetasi i mësipërm, ka deklaruar që lëndën drusore e kishte marrë në pikën e  bllokimit të pyjores në lagjen” Grumbullimi” Fushë Krujë me lejen e shtetasit Artur Baku.

Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasi Artur Baku, pasi bllokonte lëndët drusore në pikën e bllokimit  në vendin e quajtur lagjia”Grumbullimi” Fushë- Krujë u’a shiste personave të ndryshëm duke shpërdoruar detyrën, pasi nuk dispononte liçensë apo kasë fiskale për shitjen e tyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

SHKARKO APP