Arrestohet edhe autori i dytë i atentatit të djeshëm në Tiranë
Policia sqaron se ka vënë në pranga shtetasin Florenc Qepuri, i dyshuar si personi i dytë i përfshirë në atentatin e djeshëm. Mbrëmjen e djeshme më pak se një orë pas atentatit, policia arrestoi edhe Xhemal Adushajn, si dhe gjeti motorrin me të cilin ata u arratisën pas krimit.
Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e djeshme në zonën e Unazës së Re, në kryeqytet, ndërsa
40-vjeçari Krenar Hasanaliaj mbeti i plagosur rëndë.
Policia po heton nëse atentati ndaj 40-vjeçarit është bërë për hakmarrje.
Ai u qëllua mbrëmë me disa plumba ndërsa qëndronte i ulur në një lokal. Atentatorët u larguan menjëherë me shpejtësi me një motorr tip ‘Scooter’,