Arrestohet efektivi i Policisë Rrugore, akuzohet për korrupsion

Arrestohet nga SHÇBA Punonjësi i Policisë Rrugore, Edmond Jupe. Sipas burimeve të Policisë, mësohet se efektivi Jupe akuzohet për kryerje të veprës penale: “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe të “Korupsionit pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Ai aktualisht kryente detyren e trupës së Shërbimit në Seksionin e Menaxhimit të Trafikut Urban dhe Eskortimit në Komisariatin e Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë. Struktuat e Drejtorisë së Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Rethit Gjyqësor Tiranë për caktimin e masës së Sigurimit Personal “Arrest me Burg” ndaj punonjësit të policisë.
 
Arrestimi është kryer pas një hetimi të përbashkët 6 mujor të SHÇBA­së Tiranë në bashkëpunim me Task –Forcën e Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Tiranë. Materialet do t`i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?