Arrestohet futbollisti në Shkodër! Akuzat që rëndojnë ndaj tij

Saedet Myftija, ish-futbollist i Tërbunit i shpallur në kërkim për dy ngjarje të rënda kriminale të ndodhur në verën e vitit të kaluar në Velipojë, është arrestuar nga policia e Shkodrës.

Mbi 28-vjeçarin rëndojnë disa akuza. Në 30 maj të vitit të kaluar, bashkë me një person tjetër, ai dhunoi me mjete të forta një 64-vjeçar, pas sherrit për hapësirën për vendosjen e shezlongëve në plazhin e Velipojës.

Rreth një muaj më vonë, megjithëse ishte në kërkim nga policia, Myftia arriti t’i vendoste një sasi të vogël eksplozivi në garazhin e banesës së një biznesmeni në lagjen “10 korriku” në Shkodër. Nga shpërthimi, dëmet në garazhin e 52-vjeçarit ishin vetëm materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”. 28-vjeçari, banues në Shkodër është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’.

SHKARKO APP