Arrestohet Halla, kërkohet në Itali për vrasje
Një 47 vjeçar nga Vlora i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje nga autoritetet italiane, është arrestuar nga policia.
Në pranga përfundoi Fatmir Halla, i cili është dënuar me 7 vite burg për vrasje.
“Ky shtetas është shpallur në kërkim Ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Asti/Itali e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale ”Vrasje me armë”, të parashikuar nga nenet 575, 56 të Kodit Penal Italian dhe Ligjit 110/75″, sqaron policia lokale.
Arrestimi i përkohshëm i këtij shtetasi bëhet me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma/Itali, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.
KOHA JONË SONDAZH

