Arrestohet i dënuari për narkotikë në Malësi të Madhe

Policia e Malësisë së Madhe ka vënë në pranga një të ri të dënuar për lëndë narkotike. Operacioni i koduar “Ivanaj” u finalizua me arrestimin e shtetasit A. R., 29 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, Malësi e Madhe.

I riu ishte në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr. 243 datë 21.06.2019, e ka denuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të metejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?