Arrestohet i dyshuari që tentoi të vriste Mimoza Kusari Lilën

Policia e Kosovës ka vënë në pranga një person, i cili dyshohet për tentativë vrasje ndaj kryetares së Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha e ka konfirmuar lajmin për gazetën “Zëri”.

Mimoza Kusari Lila ka deklaruar për media se dikush në Kosovë ka porositur vrasjen e saj dhe aktin e vrasjes do ta kryente dikush nga Shqipëria.

“Policia e Kosovës dhe Shqipërisë, kanë përcjellë tek unë lajmin që jam cak i një sulmi. Hetimet kanë nxjerrë që ka qenë një sulm i porositur tek ata që kryejnë këto punë”, ka thënë Kusari Lila

SHKARKO APP