Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:23 Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme, duke theksuar se pjesëmarrja në përplasje të tilla përbën rrezik jo vetëm për personat…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Qendrat e azilit për refugjatët gati për përdorim në Shqipëri. Gjermania e pëlqen një vepër të tillë…

Qendrat e azilit për refugjatët gati për përdorim në Shqipëri. Gjermania e pëlqen një vepër të tillë…

Aktualitet
E shtunë, 12 Tetor 2024 09:32
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Me disa muaj vonesë qendrat italiane të pritjes së migrantëve në Shqipëri pritet të vihen në funksionim. “Dy strehimoret janë gati për përdorim”, tha ambasadori italian, Fabrizio Bucci, gjatë vizitës në këto qendra.

Italia do t’i strehojë në Shqipëri refugjatët derisa të shqyrtohet kërkesa e tyre për azil. Kampet e pritjes për strehimin e tyre janë gati. Nëse ky model mund të shërbejë për të gjithë Europën, është e diskutueshme.  “Të dy strehimoret janë sot të gatshme për t’u përdorur”, tha ambasadori italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci, gjatë një vizite (11.10.2024) në këto dy qendra. Eshtë megjithatë e paqartë, se kur do të mbërrijnë aty për herë të parë refugjatët. Në të dy qendrat do të vendosen personat, të cilët autoritetet italiane i kapin në det të haour në bordet e anijeve me refugjatë në Mesdheun qendror. Sipas qeverisë italiane në këto qendra mund të strehohen dhjetëra mijë vetë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 2 orësh
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 3 orësh
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 4 orësh

Dëbimet direkt nga Shqipëria

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Italia planifikon fillimisht që të përdorë portin e Shëngjinit në Adriatik për verifikimin fillestar të refugjatëve. Më pas ata do të strehohen në kampin qendror në Gjadër. Që këtej qeveria italiane do të shqyrtojë kërkesat për azil. Migrantët e klasifikuar si vulnerabël gratë e fëmijët, nuk do të strehohen në këto qendra, por do të dërgohen në Itali. Vetëm nëse kërkesa për azil miratohet, njerëzve do t’u mundësohet hyrja në Itali. Nëse aplikimi refuzohet, sipas planeve, dëbimi do të jetë i mundur me procedurë më të shpejtë. Organizatat e të drejtave të njeriut e kritikojnë ashpër këtë model, shkruan DW.

Një zgjidhje për BE-në?

Italia është një ndër vendet e BE-së më të prekura nga lëvizjet e migracionit nga Afrika drejt Europës përmes Detit Mesdhe. Kryemnistrja italiane Giorgia Meloni në vjeshtë 2022 mori postin me premtimin, se do ta kufizojë migracionin drejt Italisë. Përpara një viti ajo ra dakord me homologun shqiptar Edi Rama për ndërtimin e qendrave – fillimisht me afat për pesë vjet me një investim prej 670 milionë eurosh. Italia dhe Hungaria kanë propozuar që ky parim të shtrihet në të gjithë BE-në duke ngritur të ashtuquajturat “qendra të kthimit”, ku migrantët pa të drejtë qendrimi të dërgohen në vendet jashtë BE-së. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen vitin e kaluar u shpreh pro marrëveshjes italo-shqiptare. Të tjera shtete të BE-së e konsiderojnë si të papërshtatshme këtë marrëveshje.

Ministria e Brendshme gjermane po verifikon kushtet ligjore

Ministrja e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Nancy Faeser, një procedurë të tillë “nuk e përjashton”. Ministria e Brendshme në pranverë mori një sërë ekspertizash për të verifikuar rregulloren e shteteve të treta duke u konsulutuar me ekspertë.

Ministrja e Brendshëm gjermane Nancy Faeser me homologët nga BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor Ministrja e Brendshëm gjermane Nancy Faeser me homologët nga BE-ja dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Ekspertët arritën kryesisht në konkluzionin, se një model i tillë është i vështirë të aplikohet për shkak të problemeve praktike dhe ligjore. Faeser deklaroi, se konkluzionet e këtyre konsultave do të prezantohen së shpejti. Ministria e saj ndërkohë po punon për një kuadër, në të cilin të përshkruhe, se “çfarë është e mundur dhe çfarë jo”.

“Çështja më e rëndësishme” sipas saj, është të gjendet një shtet, që është vërtetë i gatshëm për të zbatuar procedurat e azilit dhe të kthimit të refugjatëve, tha Faeser (10.10.2024). Shqipëria ndërkohë e ka përjashtuar mundësinë e ngritjes së qendrave të tjera në territorin e saj. Sipas të dhënave të BE-së vitin e kaluar iu kërkua më shumë se 480.000 shtetasve nga vende të treta që të largohen prej BE-së, por vetëm një në pesë është kthyer vërtetë.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 15 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 30 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 37 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali
Para 2 orësh

Rama reagon për të riun e plagosur në sy: Do të trajtohet në Itali

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.