Arrestohet i riu, ishte kthyer në makthin e qytetarëve të Librazhdit

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetet e Librazhdit dhe Prrenjasit, me autor një 26 vjeçar.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd, arrestuan në flagrancë shtetasin D.R., 26 vjeç, banues në Pogradec, pasi më datë 29.05.2019, dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh dhe sende të tjera në lokalin në pronësi të shtetasit V.L, në Prrenjas.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është edhe autor i 4 vjedhjeve të tjera të ndodhura në Librazhd e Prrenjas, në periudhën mars – prill, ku dyshohet se ka vjedhur në 1 lokal, në një 1 magazinë dhe në 2 banesa, lekë, pije alkoolike e sende të ndryshme

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?