Arrestohet i riu shqiptar, tregtonte kokainë në Itali

Mbrëmjen e djeshme në oren 10:00 policia italiane arrestoi një shqiptar 20 vjeç, i cili po shpërndante kokainë.
Policia po kryente një kontroll rutine pranë stacionit, kur vunë re djalin. Veprimet e të riut vunë në dyshim karabinieret të cilet vendosen ta mbajnë nën vezhgim. Kur e kuptoi se ishte zbuluar, 20 vjeçari hodhi paketat me kokainë që i kishte përgatitur për ti shitur dhe tentoi të largohet.
I riu shqiptar jetonte në mënyrë të parregullt në territorin italian dhe kishte disa precedentë për drogë. Ne makinë iu gjenden mbi 1000 euro. 20- vjeçari u arrestua nga karabinierët, nën akuzën e shitjes së lëndëve narkotike.

Burimi; CO Notizie

/M.Noka- Koha Jone/

SHKARKO APP