Arrestohet i shumëkërkuari, ja kush është 21-vjeçari i “tmerrshëm”…

Policia e Sarandës ka arrestuar të shumëkërkuarin Shahin Abazi. Ai ishte shpallur në kërkim për grabitjen me armë të dy karburanteve në Sarande, për një sërë vjedhjesh nëpër markete e dyqane dhe vjedhje motorrësh.

21-vjecari po tentonte të largohej mbrëmë me autobus drejt Tiranës, kur policia mori informacionin dhe nisi ndjekjen e tij, duke e ndaluar në aksin Sarandë-Gjirokastër.

Abazi ka pranuar në Komisariat grabitjen me armë në bashkëpunim të dy karburanteve në 28 Dhjetor 2017, ka pranuar të jetë pjesë e grupit të grabitësve me maska të marketeve dhe dyqaneve në Sarandë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Abazi dyshohet dhe për vjedhje motorresh. Gjithashtu ai po hetohet edhe për disa ngjarje të tjera.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?