Arrestohet i shumëkërkuari nga Elbasani, ja për çfarë akuzohet

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 24-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim.

Mësohet se është arrestuar shtetasi Dylber Çekoja 24-vjeç, banues në lagjen “5 Maj” , Elbasan, i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.

Njoftimi i policisë

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, shërbimet e policisë në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim :

Swiss Digital Mobile Reklama

• Dylber Çekoja 24 vjeç, banues në lagjen “5 Maj” , Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan me vendimin Nr.342 datë 08.05.2017 e ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim”, si autor në lidhje me ngjarjen e ndodhur të datës 09.04.2016 pasi në bashkëpunim me shtetasin H.Ç., i cili është arrestuar e dënuar, kanë goditur me sende të forta për motive të dobëta shetasin A.P. duke i shkaktuar dëmtime serioze për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?