Arrestohet i shumëkërkuari Taulant Xhini, në 2014 qëlloi mbi policinë

 

Taulant Xhini, një nga personat e shumëkërkuar në Sarandë i dënuar më parë në Shqipëri dhe Greqi është arrestuar gjatë orëve të natës së të shtunës duke u gdhirë e dielë 7 qershor.

Policia e Sarandës informon se operacioni është kryer në fshatin Shëndëlli, të Sarandës ku dhe banonte dhe kanë marrë pjesë dhe forcat Speciale.

Xhini prej shumë kohësh ishte në kërkim për një sërë veprash kriminale, më e fundit është ajo e 22 prillit 2015 kur ai akuzohet për plagosjen e një rojeje hoteli në Ksamil.

Taulant Xhini kërkohet për plagosjen me armë të një 30 vjeçari në 5 tetor 2013 në fshatin Cukë dhe dyshohet për goditjen me armë të policisë se Sarandës në prill 2014.

Perplasja me arme me 2 prill 2014

 Shefi kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve në komisariatin e Sarandës  Orges Mezini dhe shefi i krimeve Orges Thomai si dhe 6 efektivë të policisë i kanë shpëtuar fatmirësisht plumbave të një shumëkërkuari gjatë operacionit për arrestimin e këtij të fundit.

Taulant Gjini, person i shumëkërkuar për tentativë vrasjeje por edhe për trafik droge ka qëlluar mbi policinë në tentativën për t’i shpëtuar arrestimit mbrëmjen e 2 prillit 2014 në fshatin Shëndëlli të Sarandës.

SHKARKO APP