Arrestohet inxhinieri i Bashkisë së Himarës
Rreth dy muaj më parë, në shtator të këtij viti, në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë u vodhën dy dosje për pronat në Dhërmi. Por rezultoi se e gjithë ngjarja ishte inskenuar nga Drejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës, B. Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe një 51-vjeçar i identifikuar si S. Duni.
Ndërkohë sot burime bëjnë me dije se një tjetër arrestim është bërë në kuadrin e falsifikimit të dokumenteve të tokave në Dhërmi dhe Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar sekuestrimin e tyre.
Mësohet se më urdhër të Prokurorisë është ndaluar shtetasi me detyrë inxhinier E. Marko. Marko është punonjës i Bashkisë Himarë dhe punon si inxhinier topograf pranë kësaj Bashkie dhe është marrë nën hetim për falsifikim dhe pastrim parash nga Prokuroria e Vlorës.
KOHA JONË SONDAZH

