Arrestohet ish-kryetari i komunës Bërzhitë

Është arrestuar sot Genci Drita, ish-kryetari i komunës Bërzhitë. Ai u dënua në korrik të 2015-s për korrupsion pasiv.

Genc Drita, i rikthehet qelisë pasi vendimi për dënimin e tij me 5 vjet e 4 muaj burg mori formë të prerë.

Aktualisht Drita, i akuzuar për korrupsion pasiv, ndodhej në arrest shtëpie. Gjykata e Krimeve të Rënda ka shpallur vendimin përfundimtar për Dritën në korrik të vitit që lamë pas, teksa prokuroria kishte kërkuar 9 vjet burg.

Bashkë me ish-shefin e Tatimeve të kësaj komune, Drita akuzohet se i kanë marrë një shumë prej 4500 euro një personi për një leje shfrytëzimi.

SHKARKO APP