Arrestohet ish-shefi i policisë në Sarandë

Një ish-shef policie i shpallur në kërkim për shpërdorim detyre ka rënë në prangat e policisë së Sarandës.

Ai është 64-vjeçari Adrian Nuha, për të cilin gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ish-shefi i policisë do t’i dorëzohet bluve të Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në lagjen Nr.4, Sarandë, ndodhej një person në kërkim, organizuan punën dhe bënë të mundur kapjen e shtetasit: A. N, 64 vjeç, banues në Sarandë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendimin e datës 09.07.2021, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shperdorimi i detyrës”.

Shtetasi A. N, ju dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për veprime të metejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?